Deputetët e Vetëvendojes e quajnë “kriminele” Dhurata Hoxhën, gati të plasë sherri me PDK-në

E publikuar: 16/03/2018 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendsoje dhe ata që kanë lënë këtë parti për të krijuar Grup të ri parlamentar nuk e kanë lënë të flasë ish-ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Interpelancën për vdekjen e Astrit Deharit, e kërkuar nga Albin Kurti.

Me të dalë ajo në foltore deputetët kanë trokitur mbi tavolina duke e quajtur ‘kriminele’, ‘kriminele’.

Për këtë kryesuesi Xhavit Haliti u detyrua të japë 5 minuta pushim.

Kurti ka kërkuar që të shkarkohet ajo nga posti që mban sot si Ministre e Integrimeve Evropiane.

Kjo ka ngjallur reagimin e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, që vetëm sa nuk janë përleshur me ata të Vetëvendojes.

Seanca ka vazhduar, me fjalën e Hoxhës, nën brohoritjet e VV-së./koha.net/