Demiral mungon në stërvitje te Juventus, gjithmonë e më pranë Atalantas

E publikuar: 04/08/2021 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi Merih Demiral nuk ka shkuar në stërvitje te Juventus dhe pritet t’i kompletojë testet mjekësore te Atalanta.

Sipas Football Italia, Romero është pranë kalimit te Atalanta dhe sot (e mërkurë) do t’i kryejë testet mjekësore.

Atalanta ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazim me 3-4 milionë euro dhe opsion blerje prej 28 milionë euro.

Cristian Romero do kalojë te Tottenham, andaj Atalanta e sheh turkun si pasuesi adekuat.

Demiral ka zhvilluar 32 paraqitje në dy sezone me “Bianconerët” duke shënuar një gol.

Ndërkohë, kalimin e Demiral e ka siguruar mungesa në stërvitje, derisa brenda javës pritet të bëhet gjithçka zyrtare.