Deliu për VV-në: Duan ta sulmojnë mburojën e demokracisë që janë mediat

E publikuar: 12/03/2025 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerta Deliu-Kodra e PDK-së ka reaguar pas sulmit të bërë ndaj mediave nga anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se akuzat e tilla janë brutale dhe rrezikojnë jetën e gazetarëve.

“Kjo gjuhë linçuese duhet të ndalet”, shkruan mes tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Vazhdimisht sulmonin mediat – iu referoheshin si “të shitura”, sulmet veç po i thellojnë. Sami Kurteshi po i thotë mediumit Nacionale si “media vrasëse me pagesë”, një akuzë brutale që rrezikon jetën e gazetarëve.

Problemin e kanë me demokracinë, duan ta sulmojnë mburojën e demokracisë që janë mediat, për ta zhvlerësuar këtë rend.

Kjo gjuhë linçuese duhet të ndalet.