Delawie: Vetëvendosja po e shfrytëzon dhunën, për ta penguar demokracinë

E publikuar: 21/03/2018 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan, Greg Delawie edhe një herë ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë demarkacionin.
Ai ka thënë se VV-ja po e shfrytëzon dhunën për ta penguar demokracinë, raporton lajmi.net

“Jam shumë i zhgënjyer që një parti po e shfrytëzon dhunën për ta penguar demokracinë. Shpresoj që deputetët do të kthehen në Kuvend për ta votuar demarkacionin. Kisha pas dëshirë të shoh edhe deputetët e Listës Serbe që janë aty për marrëveshje që është qartasi e mirë edhe për ta. Kosova duhet të bëjë progres”, ka thënë Delawie. /Lajmi.net/