Delawie: Deputetët që mbështesin shfuqizimin e Gjykatës Speciale, do të kenë pasoja

E publikuar: 17/01/2018 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie, përmes një konference për media ka thënë se deputetët që mbështesin nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, do t’iu nënshtrohen pasojave speficike.

Ai ka thënë se SHBA do të bëjë gjithçka që Gjykata Speciale ta përfundojë mandatin e saj.

“Jam këtu për të folur për perkushtimin e Kosovës në emër të drejtësisë. Ky është një kërcënim për Gjykaten Speciale. Me lejoni të jem i qartë deputetët që e mbeshtesin këtë nismë do t’iu nënshtrohen pasojave specifike. SHBA do të bëjë gjithçka që gjykata të perfundojë mandatin e saj”, ka thënë Delaëie, raporton lajmi.net.

Ambasadori Delawie ka thënë se individët duhet të sillen para drejtësisë, dhe sipas tij, Gjykata Speciale nuk është formuar për një grup etnik, por për drejtësi për viktimat.

“Kosova duhet ta mbyll këtë kapitull. SHBA kanë investuar shumë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, prandaj jam duke thirrur qytetarët e Kosovës që t’iu thërrasin politikanëve. A dëshironi që Kosova të jetë një vend ku kriminelet nuk paguajnë për krimet që kanë bërë dhe dëmet që kanë shkaktuar. A dëshironi që Kosova të jetë shtet jashtë BE-së? SHBA është këtu të punojë me ju dhe t’iu ndihmojë. Përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale tregon interesat vetanake te disa individeve, andaj do të iu nënshtrohen psojave. Ata e dinë mirë këtë”, ka thënë ai./Lajmi.net/