Delawie arrin në kuvend për seancën e demarkacionit

E publikuar: 22/02/2018 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku do të mbahet seanca për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Delawie ditën e djeshme u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Kjo seancë pritet të fillojë në orën 11:00.

Që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, duhen 80 vota nga 120 deputetë, sa i ka kuvendi./rtklive/