Deklaratat e Konjufcës se në Ohër u nxor marrëveshje e mirë, Agon Maliqi: Pse u hap fronti i konfrontimit me SHBA’të?

E publikuar: 16/09/2023 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Agon Maliqi

Analisti politik, Agon Maliqi, tha se kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë diçka të rëndësishme kur mbrëmë deklaroi se në Bruksel bënë një marrëveshje të mirë me Serbinë.

Maliqi pyet nëse u nxor marrëveshje e mirë pse atëherë u hap një front konfrontimi me SHBA-në.

“Glauk Konjufca dje tha diçka të rëndësishme dhe të saktë. Tha se u është dukur “deal” i mirë një marrëveshje që në këmbim të Asociacionit të nënshkruar prej qeverive të kaluara (pa kompetenca ekzekutive) të fitohet njohja de fakto, apo zhbllokimi ndërkombëtar. Absolutisht, në rrethanat e tanishme ky është “deal-i” më i mirë i mundshëm dhe Konjufca meriton respekt për guximin për ta pranuar këtë publikisht. Por këtu ka një problem. Ta lëmë anash faktin se militanti online e ka masakruar si tradhtar këdo që e ka propozuar këtë “deal” si të mirë. Mbeten shumë pyetje: pse në rrugën drejt këtij “deal-i” u hap një front konfrontimi dhe u vendos të futeshim në negociata jo me Serbinë, por me SHBA-të, të cilat cila u ofruan si garantuese të këtij “deal-i” të mirë (kujto letrën e Chollet dhe Escobar)? Çfarë u mendua se do të fitohej me qasjen ndaj veriut që binte ndesh me interesat e NATO-s, e që tash po na kthehet bumerang? Kush brenda VV i fryu dhe po i fryn mosbesimit në aktorët e vetëm që mund ta zbatojnë këtë deal të mirë?”.

Maliqi ka përfunduar duke thënë se kjo kontadiktë duhet zgjidhur, sepse “të thuash se diçka është e mirë dhe të punosh kundër saj nuk shkon”.