Deklarata skandaloze e Pacollit i jep arsye Gjuriqit që ta fyej shtetin e Kosovës

E publikuar: 30/03/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Rrahim Pacolli është bërë hit në mediat e Serbisë, për akuzat që ka drejtuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se gjoja ky i fundit kishte planifikuar arrestimin e Gjuriqit.
Pas kësaj deklarate është paraqitur drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se as një javë pas incidentit “gënjeshtrat e Prishtinës bien në ujë”.

“Sot u zbulua, ra në ujë gënjeshtra e Prishtinës se kush është organizatori dhe frymëzuesi i terrorit dhe dhunës ndaj serbëve të hënë dhe u zbuluat nga vet shqiptarët, partnerët kryesor të koalicionit të Thaçit”, ka thënë Gjuriq për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug.

Gjuriq u arrestua të hënë nga Njësia Speciale e Kosovës pasi nuk ka përfillur ndalimin për hyrje në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/