Deklarata e Papa Françeskut trondit Kishën Katolike

E publikuar: 22/12/2016 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke folur në Akademinë e Shkencave Panore, Papa Françesku ka habitur të gjithë teksa deklaroi se teoria e evoluimit dhe Bin Bang janë të vërtetë dhe se zoti nuk është një magjistar me shkop magjik.
Sipas asaj çfarë deklaroi Papa këto dy teori nuk e përjashtojnë ekzistencën e Zotit, madje ato janë në kërkim.

“Kur lexon për krijimin e gjenezës, ne priremi të imagjinojmë një Zot magjistar, me një shkop magjik që është në gjendje të bëjë çdo gjë. Por, nuk është kështu”, u shpreh ai.

“Big Bang, që mendohet se është origjina e botës, nuk është në kontradiktë me ekzistencën e krijuesit, por përkundrazi e lyp atë”.

Kisha Katolike prej kohësh ka pasur një mendim anti-shkencë, sidomos pas vrasjes së Galileut teksa shprehte se Toka rrotullohet rreth Diellit.