Lista Srpska ka theksuar se ish-ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq duke ftuar bashkatdhetarët e tij që të mos marrin pjesë në dialogun e brendshëm mbi Kosovën ka treguar një nivel të paprecedent të papërgjegjësisë politike dhe kombëtare.
“Të kërkosh që serbët të mos jenë të interesuar për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, vetëm sepse dialogu i brendshëm u iniciua nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, është lëvizja e një fëmije të zemëruar, e, jo politik”, thuhet në reagimin e Listës Serbe ndaj deklaratës së Jeremiqit se dialogu i brendshëm është farsë, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.