Dëbohen 31 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika

E publikuar: 27/10/2017 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

31 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar mbrëmjen e së mërkurë në Aeroportin “Nënë Tereza” nga Franca dhe Belgjika, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen, përcjell albinfo.ch.

FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit shqiptar, atë francez dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion për të riatdhesuar këta persona.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Policia e Shtetit paralajmëron të gjithë shtetasit shqiptarë të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian dhe se Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta.

Shumë shqiptarë vazhdojnë të kthehen edhe nga Gjermania, pasi as ky vend nuk i pranon azilkërkuesit nga Shqipëria.