“Dashuria për futbollin s’njeh moshë” – Fotot e të moshuarit kosovar bëhen virale

E publikuar: 16/06/2020 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotografitë e Sefer Aliqkaj, ku shihet një i moshuar teksa luan futboll me dy djelmosha të rinj, janë shpërndarë në faqe të madhe si shembull se si dashuria për futbollin nuk njeh moshë.

“Dashuria për futbollin nuk njeh moshë” – Me këtë mbishkrim u shpërndanë fotografitë e Sefer Aliqkaj të një të moshuari, të identifikuar nga komentuesit si Arif Lata, transmeton Gazeta Express.

Komentuesit në këtë fotografi e lavdëruan Aliqkaj për këtë moment të përjetësuar dhe Latën për personalitetin e tij, si dhe për dashurinë e tij për futbollin.

Mirëpo, këto fotografi nuk morën vetëm vëmendjen e tifozëve kosovarë të futbollit, pasi që ato u shpërndanë edhe nga një faqe jozyrtare të Jurgen Klopp, me mbi 2 milionë ndjekës.

Komentuesit madje e krahasuan Latën me mbrojtësin anësor të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, për formën e goditjes së tij.