Rashica ka shënuar gol shumë të bukur, ia siguron fitoren Werderit

E publikuar: 01/12/2019 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milot Rashica ka shënuar një supergol në minutat e fundit për t’ia siguruar fitoren Werder Bremenit ndaj Wolfsburgut.

Werder Bremen ka arritur të shënojë fitore të madhe me rezultat 3-2 ndaj Wolfsburgut në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Bundesliga.

Më meritori në këtë fitore të Werderit ishte sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Pas golit të parë, të shënuar në minutën e 13-të nga penalltia, ylli vushtrrias ka shënuar edhe golin e fitores.

Rashica ka shënuar një gol të bukur në minutën e 83-të të ndeshjes për të vulosur rezultatin 3-2.

Ky gol i Rashicës erdhi falë asistimit të Maximilian Eggestein.

https://www.youtube.com/watch?v=vYHM8AA4YWw&feature=youtu.be

Me këtë gol, Rashica arrin në kuotën e gjashtë golave dhe tri asistime këtë sezon në kampionatin gjerman.