Dardan Molliqaj në aksionin e PSD-së, ku shihet fytyra e Kurtit në “shportë të riciklimit”

E publikuar: 19/01/2021 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka arritur pranë Katedrales, aty ku PSD-ja është duke e zhvilluar një aktivitet.

Ende nuk dihet arsyeja e aktivitetit, por është parë se aktivistët e PSD-së kanë pasur një shenjë me fytyrën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, ku shkruhet “shporta e riciklimit”.

Aktivistët po vëzhgohen nga trupa të policisë së Kosovës.

Në aktivitetin e fundit që e pati PSD’ja pranë stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë, kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe 12 aktivistë të tjerë, u arrestuan në mënyrë të dhunshme.

Ata e akuzuan policinë se ka qenë e dhunshme edhe brenda stacionit, derisa po intervistoheshin.