Dallku: Tejet i lumtur me këtë trofe, jemi të motivuar për sukses në Evropë

E publikuar: 29/07/2020 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina arriti të sigurojë pjesëmarrjen në garat Evropiane, pas triumfit në finale të kupës së Kosovës, duke e mposhtur skuadrën e Ballkanit.

Të drejtuarit e Armend Dallkut arritën të fitonin këtë ndeshje falë golit të shënuar nga sulmuesi nigerian Otto John.

Pas ndeshjes, Dallku u shpreh tejet i lumtur me këtë fitore, pasi që është viti i tij i parë si trajner dhe një sukses i tillë është i jashtëzakonshëm për të.

“Normalisht shumë i gëzuar duke pasur parasysh që ky është viti i parë i jemi si trajner normalisht që jam shumë i lumtur pavarësisht që deri në fund kemi qenë në garë edhe për titullin e kampionit mirëpo në qoftë se e marrim për bazë klubin Fc Prishtina, kupën njëfarë forme e ka bërë sikur trofe që po e fiton shpesh, mirëpo në qoftë se e marrin personalisht për mua është një sukses i madh, sepse në vitin e parë pa shumë eksperiencë, apo pa eksperiencë farë ta fitosh kupën është një arritje shumë e madhe”, tha Dallku.

Sa i përket Evropës Dallku u shpreh se djemtë janë tejet të motivuar për të pasur paraqitje dinjitoze edhe atje, dhe pret që pikërisht këtë vit sukseset e Prishtinës të jenë sa më të mëdha.

“Nuk diskutohet, e pat se çfarë lufte është bërë edhe sot brenda fushave. Normalisht se ne e kemi theksuar edhe dy ndeshje para përfundimit të kampionatit që një far forme i kemi pushuar lojtarët tanë për ti dhënë mundësi që të jenë sa më të freskët në ndeshjen e Kupës, ku si rezultat i asaj kishin një paraqitje fantastike sot, duke i dhënë kundërshtarit pak hapësirë më tepër duke e goditur në kundërsulme dhe pikërisht ashtu shënuam golin….Fokusi jonë është për ta mbajtur boshtin e ekipit sepse i kemi disa lojtarë që janë në përfundim të kontratës po shpresojmë që gjithçka shumë shpejt zgjidhet me ta dhe normalisht jemi duke tentuar që disa futbollistë ti afrojmë në gjirin tonë:, përfundoi Dallku.

Kujtojmë që kjo do të jetë hera e katër për skuadrën nga kryeqyteti që merrë pjesë në garat evropiane./KosovaPress/