Dalin 100 eurot për 46 mijë studentë

E publikuar: 24/06/2022 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat e shtesës prej 100 euro për studentët.

Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët ka pasur informata të sakta.

Megjithatë, Murati the se pagesat nuk janë dorëzuar për të gjithë studentët, pasi që të dhënat nga universitetet kanë qenë të mangëta.

“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

“Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, shtoi ministri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!