Daka: Deri në orën 11, votuan 8.5 për qind e qytetarëve

E publikuar: 11/06/2017 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e dytë për media, ka thënë se procesi zgjedhor po vijon normalisht.

“Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.45 % e votuesve të regjistruar në listën përfundimtare. Në zgjedhjet e kaluara në këtë kohë ka qenë 9.46 %”, ka thënë Daka.

Konferenca e radhës e KQZ-së zhvillohet në orën 15:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e votimit dhe për pjesëmarrjen në votim deri në ora 15:00.