Daçiqin e pengon prania e Kosovës në ministiralin e Helsinkit

E publikuar: 30/08/2019 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot në Helsinki, ku po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian me ata të Ballkanit Perëndimor, se “formati në të cilin është thirrur mbledhja përbën precedent të llojit të vet, meqë për herë të parë është ftuar edhe territori i cili është shumë larg nga statusi i kandidatit për anëtarësim në BE”, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.

Ndërsa në ftesë, sipas tij, është thënë se qëllimi i takimit është ‘resetimi i dinamikës rajonale’, mbetet e paqrtë se si takimi mund të kontribuojë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, kur është e qartë se në këtë moment pengesë kryesore për përparimin e bashkëpunimit rajonal është sjellja e Prishtinës.

Ai ka përmendur mosrespektimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit, shkelja e CEFTA-s, vendosjen e taksës, përpjekjen, siç e ka cilësuar ai, të formimit të Ushtrisë, përpjekja për falsifikimin e fakteve historike dhe keqpërdorimin e trashëgimisë kulturore, kufizimin e lëvizjes së lirë, të gjitha këto nuk mund të përfaqësojnë hapa në drejtim t arritjes së bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, “është më së e qartë se për Serbinë të gjitha çështjet që janë objekt i dialogut me Prishtinën, që zhvillohet nën patronatin e BE-së, nuk mund të jenë objekt i bashkëpunimit rajonal para se të arrihen zgjidhjet në kuadër të dialogut, transmeton Koha.net.

“Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë zëvendësim për dialogun”, ndërsa ka shtuar se “nuk do të ketë vazhdim të dialogut para se Prishtina të heqë taksën dhe ky është parakushti minimal”, transmeton Koha.net.