Daçiq, Gërvallës: Keni mbledhur dëshmi kundër Thaçit dhe Veselit – faleminderit që na ndihmuat

E publikuar: 27/04/2023 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në sesionin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke iu përgjigjur homologes së saj kosovare, Donika Gërvalla, lidhur me krimet e luftës, tha se ishte vetë Gërvalla që deponoi në Dhomat e Specializuara në Hagë dëshmi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ju keni ndihmuar të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime me dëshmitë që keni mbledhur nga familjarët e viktimave, pra juve ju kanë dalë në ndihmë viktimat e krimeve të kryera nga ana e Thaçit dhe Veselit”, tha Daçiç.

“Duart tuaja janë të përgjakura. Më 2017 keni thënë se sa i përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe anëtarëve të partive tuaja politike, vetëm ua rikujtoj se unë kam nënshkruar marrëveshje me Thaçin. Ku janë ata tash? Pse s’jam akuzuar unë ose presidenti Vuçiç?”, shtoi Daçiç.

Që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018. Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ndërsa nga viti 2020 mbahen nga dy seanca në vit.

Në seancën e kryesuar nga Rusia – më 1 prill Moska mori kryesimin e KS-së të OKB-së – Kosova po përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ndërsa Serbia nga Ivica Daçiç, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë.
/Albanian Post