Daçiq: Është e mundur që Eichhorst ta ketë shkruar “non-paper”

E publikuar: 29/04/2021 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të qëndrimit të palëkundur për mosnjohjen e Kosovës, Serbia ishte e ekspozuar ndaj letrave të ndryshme.Kështu tha sot kryeparlamentari serb Ivica Daçiq, i cili nuk përjashtoi mundësinë që Angelina Eichhorst ta ketë shkruar “non-paper” e fundit “për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”

.Daçiq këtë e ka arsyetur me faktin se sipas tij ” Eichhorst ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës për vite me rradhë”.

Shefi i parlamentit serb tha për TV Pink se Eichhorst diplomatja holandeze e cila ka pozitë të lartë në Shërbimin Evropian të Jashtëm përmendet si autore e “non-paper” të Gjermanisë dhe Francës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës,”mbante lidhje me Beogradin gjatë gjithë këtyre viteve dhe me Prishtinën , por që ajo nuk mund ta kishte shkruar vetë dokumentin dhe ndoshta të ishte këshilluar me dike”