Çun Lajqi rrëfen përpjekjet që i ka bërë për ta shëruar vajzën (VIDEO)

E publikuar: 10/12/2017 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë mblidhen në koncert humanitar për Florent Hoxhën

I ftuar këtë javë në emisionin n’KosovëShow ishte aktori i njohur, Çun Lajqi, Shaqir Palushi e Halil Kastrati.

Çun Lajçi foli për përjetimet e tij me vajzën gjatë kohës sa është munduar ta shëronte, si dhe me lotë në sy ka rrëfyer vdekjen e saj.

“Me dy çanta me libra, u nisa për Amerikë, në mënyrë që t’i shes dhe të kthehem për ta shëruar vajzën time”, tha Lajçi.

Mirëpo, atij iu bë një premtim nga pronari i kompanisë “Fruteks”, Shaqir Pelushi se do t`ia rregullonte banesën.

Në pjesën e fundit të emisionit, i ftuar ishte kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.