Covid/ Kina miraton praktika më të shpejta të testimit masiv

E publikuar: 20/01/2022 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet shëndetësore kineze kanë miratuar metoda më të shpejta për kryerjen e testeve masive për koronavirusin që lejojnë laboratorët profesionistë të analizojnë 20 mostra në të njëjtën kohë.

Teknikat e përditësuara, bazuar në praktikën aktuale të analizimit të 5 ose 10 mostrave në të njëjtën kohë, synojnë të rrisin ndjeshëm efikasitetin e testeve virale, siç shpjegohet nga task forca ndërinstitucionale e Këshillit të Shtetit për reagimin ndaj Covid- 19, citon “Xinhua”.

Qasja e re do të prezantohet në të gjithë vendin, duke siguruar në të njëjtën kohë rezultate cilësore.

Task forca ka publikuar udhëzime për teknikat e përditësuara, duke specifikuar, ndër të tjera, kërkesat për mbledhjen e mostrave, ruajtjen, analizat laboratorike dhe asgjësimin e materialeve pas testimit.