Covid-19 në Kosovë: Mbi 1 mijë raste të reja në 24 orët e fundit 

E publikuar: 26/07/2022 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e saj rreth gjendjes me Covid-19 duke njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 1.187 persona kanë rezultuar pozitiv.
Po ashtu në njoftimin e MSH-së shtohet se gjatë ditës së fundit nuk është shënuar as një rast i vdekjes.

Tutje njoftohet edhe se 613 persona janë shëruar.

Ndërsa raste aktive janë mbi 9 mijë e 800.