Covid-19 i merr jetën edhe një mjeku tjetër kosovar

E publikuar: 29/07/2020 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vdes edhe një mjek tjetër kosovar nga koronavirusi.

Mjeku tashmë i ndjerë është Lulzim Kolgjeraj, doktori nga Prizreni që ka shërbyer në shëndetësinë primare në QMF në këtë komunë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ky është postimi i tij:

Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.

Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.

Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!.