Conte: Futbollit italian e ndihmoi Salahun

E publikuar: 27/04/2018 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, beson se Mohamed Salah është përmirësuar  shumë në futbollin italian te klubet si Fiorentina dhe Roma.

Egjiptiani është kthyer në sensacion këtë edicion me Liverpoolin, ndërsa në Itali kishte kaluar nga Chelsea në shkëmbim me Juan Cuadradon.

Contes i është kërkuar që ta bëjë krahasimin e Salahut kur ishte te Chelsea dhe tani te Liverpool.

“Nuk është kaq e thjeshtë”.

Mohamed Salah (Getty Images)

“Unë mendoj se ne duhet ta krahasojmë Salahun katër vjet më parë, dhe jo me këtë Salah. Unë mendoj se Salah është përmirësuar shumë dhe është zhvilluar shumë”.

“Unë mendoj se përvoja në Itali ishte shumë e rëndësishme, dhe tani jam i sigurt se ai është një lojtar tjetër në krahasim me të kaluarën”.

Antonio Conte (Getty Images)

“Për këtë arsye mendoj se është shumë e vështirë për ta bërë këtë krahasim”, ka thënë Salah.

Chelsea luan nda Swanseas në fundjavë. /Telegrafi/