Çollaku: Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve është frikë e Kurtit nga humbja

13.09.2021 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Çollaku: Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve është frikë e Kurtit nga humbja

Deklaratat e kryeministrit Kurti për kërkesën e tij që të shtyhen zgjedhjet, i ka komentuar edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Bekim Çollaku.

Ai ka thënë se kjo është frikë nga humbja në zgjedhje e Kurtit, duke e cilësuar si ironi të dhimbshme dhe paradoksale.

Çollaku ka thënë se vetëm pak muaj më parë, partia aktuale në pushtet organizonte protesta publike gjatë pandemisë me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa tani e njëjta parti kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të rregullta lokale për shkak të pandemisë.

“Frika nga humbja në zgjedhje Çfarë ironie e dhimbshme dhe paradoksale! Vetëm pak muaj më parë, partia aktuale në pushtet organizonte protesta publike gjatë pandemisë me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Tani e njëjta parti kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të rregullta lokale për shkak të pandemisë. Kohë pandemie ishte atëherë kur u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare, që me protesta u parapriu LVV”, ka shkruar Çollaku, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se sot Vetëvendosje ka tentuar të përdor presidenten për të shantazhuar dhe manipuluar IKSHPK-në dhe KQZ-në.

“Kohë pandemie është edhe sot kur LVV duke tentuar të përdor presidenten dhe shantazhuar e manipuluar IKSHPK-në dhe KQZ-në, po tenton t’i shtyjë me çdo kusht zgjedhjet e rregullta lokale. Të gjithë ne e dimë arsyen e vërtetë të kësaj kërkese për shtyrjen e zgjedhjeve. Thjesht frika nga humbja e thellë. Asgjë tjetër. Epo këta mund ta kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve dhe zgjatjen e agonisë politike, por presidentja dhe KQZ-ja nuk guxojnë të dorëzohen dhe ta shkatërrojnë demokracinë në Kosovë. Edhe nëse dorëzohen ata, qytetarët duhet t’i ndëshkojnë të gjithë ata që duan ta suspendojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Çollaku.

Ai ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të rregullta lokale në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, nuk e amneston këtë qeveri për shkak të numrit të lartë të vdekjeve në mungesë të menaxhimit të pandemisë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mehaj takohet me Nën Sekretarin Kahl, bisedojnë për krijimin e një baze ushtarake të përhershme të ushtrisë amerikane në Kosovë

Mehaj takohet me Nën Sekretarin Kahl, bisedojnë për krijimin e një baze ushtarake të përhershme të ushtrisë amerikane në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Zgjedhjet e 17 tetorit – mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës

Zgjedhjet e 17 tetorit – mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës

Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

Demoluan shtëpinë dhe mbajtën të mbyllur pronarët, policia jep detaje për grabitjen në Pejë

Demoluan shtëpinë dhe mbajtën të mbyllur pronarët, policia jep detaje për grabitjen në Pejë

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Në Serbi, Christopher Hill cilësohet si diplomat me “duar të fuqishme”

Në Serbi, Christopher Hill cilësohet si diplomat me “duar të fuqishme”

Bekim Haxhiu: Përjashtimi nga PDK-ja, nderi më i madh që mund të ma bëjnë

Bekim Haxhiu: Përjashtimi nga PDK-ja, nderi më i madh që mund të ma bëjnë

Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje të çmimeve deri në 40%

Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje të çmimeve deri në 40%

Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por u detyruan të kthehen prapa, nuk kishin test PCR

Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por u detyruan të kthehen prapa, nuk kishin test PCR

Kështu e arsyetoi sot Kurti mos-shkarkimin e Goran Rakiqit

Kështu e arsyetoi sot Kurti mos-shkarkimin e Goran Rakiqit

Kurti nuk do ta shkarkojë Rakiqin

Kurti nuk do ta shkarkojë Rakiqin

Punime në rrjet, këto vende nesër mbesin pa rrymë

Punime në rrjet, këto vende nesër mbesin pa rrymë

Mos ia mësyni Kosovës me vetëm një dozë të vaksinës, MSH del me njoftim

Mos ia mësyni Kosovës me vetëm një dozë të vaksinës, MSH del me njoftim

Sekretari amerikan: Do të punojmë për forcimin e partneritetit me Serbinë

Sekretari amerikan: Do të punojmë për forcimin e partneritetit me Serbinë

Ministri Mehaj mbështetet fuqishëm nga autoritetet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

Ministri Mehaj mbështetet fuqishëm nga autoritetet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së