Limaj mes postit të zëvendëskryeministrit dhe deputetit

E publikuar: 01/08/2017 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në mes subjekteve politike që përbëjnë koalicionin PAN, njëri nga postet e zëvendëskryeministrit do ti takoj partisë NISMA.

Fatmir Limaj lideri i kësaj partitë pritet që të udhëheq me këtë post, por që më parë i duhet të dorehiqet nga posti i deputetit për të cilin mori 31 mijë vota nga qytetarët e Kosovës, kjo pasi ligji nuk e lejon mbajtjen e të dyja posteve.

Në lidhje me këtë Sekretari i Përgjithshëm i NISMA për Kosovën Bilall Sherifi, ka thënë për Indeksonline se vetë z.Limaj ende nuk e ka bërë të qartë se cilin post do ta mbajë, por sigurisht kjo do të bëhet publike se shpejti.

Ndërkaq se i pyetur se sa dhe cilat ministri pritet ti ketë partia NISMA, Sherifi është përgjigjur se janë ende në negociata me partnerët e koalicionit dhe se ende nuk dihet për detaje.

“Cilat do për të cilat do te merremi vesh me partneret e koalicionit. Ende nuk kanë përfunduar negociatat”, ka thënë sherifi. /Indeksonline/