Çmimi i naftës në Evropë bie kurse në Kosovë rritet

E publikuar: 30/03/2022 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajmet për përparimin e bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, duket se kanë ndikuar që të ulet çmimi i derivateve të naftës në Evropës.

Vetëm gjatë së martës, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka rënë për 6%. Por, kështu nuk po ndodhë edhe me Kosovën.

Përderisa në shumicën e shteteve evropiane, çmimet e karburanteve kanë filluar të bien, në vendin tonë ato janë rritur.

Nga 1 euro 58 centë sa ishte gjatë ditës së martë, çmimi për një litër naftë, të mërkurën ka shkuar në 1 euro e 69 centë.

Për rritjen e çmimit të naftës ka folur edhe kreu i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për T7.

Lidhur me rritjen e çmimit të naftës ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ata kanë bërë edhe një thirrje për qytetarët.

Jozyrtarisht, televizioni ka mësuar se nga mëngjesi i ditës së mërkurë, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë dërguar ankesa në këtë departament, për të njëjtën arsyeje.