CMG:Qëndrueshmëria ekonomike , bazë e zhvillimit të qëndrueshëm

E publikuar: 13/12/2021 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekonomia kineze gjate ketij viti realizoi një zhvillim të qëndrushëm pasi kapërceu sfidat e shumta. Në tre tremujorët e parë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës u rrit 9.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në dy vjetët e fundit, PBB-ja kineze u rrit mesatarisht 5.2 % në vit. Në 10 periudhën janar-tetor u krijuan 11.33 milionë vende të reja pune në qytetet e Kinës. Ringjallja e qëndrueshme e ekonomisë kineze ka pasur rolin e “gurëve të çakëllit” për ekonominë botërore. Shumë ndërmarrje të huaja që bënë investim në Kinën arritën shumë përfitime.

Sipas të dhënave statistikore, në nëntor, “Tesla” shiti gjithsej 52 859 makina të prodhuara në fabrikat kineze, 111 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mbi 20 mijë makina ndër to janë eksportuar në vendet e tjera.

Në të ardhmen, ndërmarrjet e huaja mund të kenë mundësi më të mëdha. Ne Konferencën qendrore të punes ekonomike, mbajtur në Pekin , e cila percakton drejtimet ekonomike për vitin e ardhshem, u theksua se zhvendosja e politikave makroekonomike nga kontrolli tek zhvillimi i qendrueshëm është element kyç i zgjidhjes së rreziqeve të jashtëm e të brendshëm. Në këtë mbledhje u vu në dukje se vitin e ardhshëm , Kina do të vazhdojë “zgjerimin e hapjes së nivelit të lartë, të tërheqë më shumë investime të huaja e të nxitë zbatimin e projekteve të mëdha të investimeve të huaja.”

Siç ka premtuar, Kina do të hapë më tej dyert e saj dhe do të ndajë më shumë përfitimet e zhvillimit të saj me botën. Banka franceze “Societe Generale” u shpreh se “në tërë Azinë, Kina ka potencialin më të lartë të rritjes vitin tjetër.