“Çmendet” ambasadori shqiptar në Francë

E publikuar: 21/09/2017 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola ka surprizuar me lëvizjen e tij më të fundit. Ai ka shpërndarë në Twitter postimin e presidentit francez, Emannuel Macron, i cili shkruan:  “Akropoli i Athinës është një pasqyrë për identitetin tonë evropian. Një Greqi e fshehtë qëndron në zemrën e të gjithë njerëzve të Perëndimit”.

Kjo deklaratë e Macron vjen pas vizitës zyrtare, që ai zhvilloi në Greqi. Por, mesa duket ambasadori shqiptar, nuk i ka lexuar të gjitha lajmet. Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos iu ankua presidentit francez për Shqipërinë. Ai tha se nuk mund ta mbështesin drejt rrugës së integrimit, një vend që nuk e respekton të drejtën e pronës. Shumë herë nga fqinji ynë ka pasur deklarata të tilla, ku kanë dalë kundër hyrjes së Shqipërisë në BE.

Zor se qëndron shumë Greqi në zemrat e shqiptarëve, pas këtyre qëndrimeve./L.P./Dritare.net