Clinton: Do të isha presidente pa piraterinë e rusëve dhe të FBI-së

E publikuar: 03/05/2017 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mungesë të një “mea culpa” të vërtetë, Hillary Clinton paraqiti dje interpretimin e saj më të qartë deri më sot, mbi humbjen përballë Donald Trump, duke akuzuar drejtorin e FBI-së, James Comey, presidentin rus, Vladimir Putin dhe “WikiLeaks”-in se i kishin rrëmbyer një fitore gati të sigurtë.

“Isha në rrugën e fitores deri në çastin që letra e Jim Comey më 28 tetor dhe WikiLeaks-i rus krijuan dyshimin në kokën e njerëzve, që ishin në favorin tim dhe që përfunduan të trembur”, deklaroi ish-kandidatja në Nju Jork, e pyetur nga një gazetar gjatë një evenimenti të OJQ-së “Women for Women International”.

“Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar më 27 tetor, do të isha presidentja juaj”, tha ajo, duke iu referuar me këtë datë periudhës para publikimit të çështjes së e-mail-eve. Presidenti Donald Trump iu përgjigj disa orë më pas me dy mesazhe sakrastike në profilin e tij “Twitter”, duke përsëritur se “demokratët përdorin këto akuza antiruse si një justifikim për të maskuar turpërimin në kutitë e votimit”.