Çka thotë Kurti kur pyetet nëse është veteran i UÇK-së? (VIDEO)

E publikuar: 09/06/2022 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konsideron se lista e veteranëve është e fryrë me të tillë të rrejshëm, andaj duhet pastruar.

Por kryeministri Albin Kurti për vete thotë se e meriton një status të tillë, pasi ka punuar në zyrën e Adem Demaçit në kuadër të UÇK-së.

“Të gjithë ata që kemi punuar aty, jemi regjistruar kolektivisht, por nuk i kam marrë benefitet as si i burgosur politik, as si veteran dhe as nuk dua t’i marr”, ka thënë Kurti të enjten, njofton Klan Kosova.

Edhe pse për vete nuk e do, sipas Kurtit, veteranët meritojnë pension më të madh se paga minimale, prandaj këto dyja nuk duhet lidhur mes vete.

I shkëputur, shefi i qeverisë dëshiron të mbetet edhe ndaj nismës ‘Open Balkan’, pasi vlerëson se nuk është e hapur ndaj NATO-s, për shkak të Serbisë.

Me Beogradin nuk do as marrëveshje për rrymë, siç e propozoi presidenti Aleksander Vuçiq.

“Aleksander Vuçiq po dëshiron të kalojë nga ideja e dështuar e shkëmbimit të territoreve, në idenë për shkëmbim të qymyrit”, shtoi Kurti.

Për kryeqeveritarin kosovar, me rëndësi është fuqizimi i Procesit të Berlinit, që do të jetë një nga temat e diskutimit të së premtes me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.