Çka gjeti policia në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen në Novosellë të Pejës

E publikuar: 25/04/2021 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesditën e së shtunës një person është vrarë me armë zjarri. dyshohet se dorasi është djali i xhaxhait të viktimës, ndërkaq çështjet pronësore dyshohen të jenë motivi i vrasjes, raporton Express.

Bashkim Brahimaj mbeti i vrarë të shtunën në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Novosellë të Pejës.

Lexo Edhe:
Spitalet dhe QKUK të mbushura me pacientë me COVID-19 edhe sot, 713 të hospitalizuar
Dorasi po dyshohet të jetë djali i xhaxhait të tij, F.B., i cili pas aktit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe fishekë.

Reklamë

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, ka bërë të ditur policia.

Çka dihet deri më tani

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mesditën e së shtunës në fshatin Novosellë të Pejës.

Veterani i UÇK’së, Bashkim Brahimaj, mbeti i vrarë në vend.

Dorasi po dyshohet të jetë F.B, djali i xhaxhait të viktimës, ndërkaq motivi dyshohet të jetë për çështje pronësore.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë deklaruar se i dyshuari është familjar i viktimës.

Zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar për Express se dorasi aktualisht është në arrati dhe organet kompetente po bëjnë përpjekje ta arrestojnë

“Njësitet relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë. Dyshohet se një person me armë zjarri është privuar nga jeta. Dyshimet fillestare janë se vepra është kryer nga një i afërm i viktimës. I njëjti është në arrati dhe organet kompetente po bëjnë përpjekje për ta arrestuar”, ka thënë Nikçi për Express.

Nikçi deklaroi se turpi i viktimës është dërguar në për obduksion.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Ndryshe, policia ka deklaruar se vrasja ka ndodhur në orën 14:40.

“14:40 minuta policia është njoftua për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërkaq gazetari Florent Zeqaj, i cili e njihte personalisht vitkimën, ka shkruar në Facebook se dorasi dhe viktima ishin djem të axhës, ndërsa deri te vrasja erdhi për shkaqe pronësore.

“Kjo vrasje sot më tronditi mua dhe Kosovën. Kjo tronditje bëhet edhe më e madhe nga fakti se unë e njihja viktimën Bashkim Brahimaj, më të pija shpesh kafe sa here që takoheshim në Radavc e Novosellë, apo në rrugë kur shkoja për në Lipë. Bashkimi, ishte një djalë i mirë dhe ish-ushtar i zoti i UÇK-së. E keqja e kësaj tragjedie rritët edhe më shumë më fakti se Bashkimi, nga Novosella e Pejës, u vra sot nga një anëtar i familjes së tij (djali i axhës) si rezultat i një mosmarrëveshje pronësie, pronë e cila nga sot nuk ka asnjë vlerë as për viktimën dhe as për dorasin”, shkroi Zeqaj