Çitaku-Lajçakut: Shqetësuese të barazohet Policia e Kosovës me huliganët e barrikadave

E publikuar: 30/09/2021 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se marrëveshja e arritur sot në Bruksel është e njëjta me atë të 2016-ës, me disa hapa prapa.

Çitaku përmes një replike në Twitter, të Emisarit Lajçak ka shkruar se kjo marrëveshje e nënshkruar barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat.

“Marrëveshja e njëjtë, që tashmë ishte arritur më 2016, me disa hapa prapa. KFOR-i nuk është reagues i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, shkroi ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA./Lajmi.net/