Çitaku i kërkon Lajçakut ta kryej punën e tij: Ia kujton kohën kur votonte kundër Kosovës në UNESCO

E publikuar: 31/08/2021 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar me një mesazh emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Çitaku i ka kërkuar Lajçakut që ta çojë deri në fund misionin e tij, duke i’u drejtuar me shprehjen “walk the walk”.

Ajo tutje ia ka kujtuar Lajçakut kohën kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votonte kundër Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. “Kryeni punën tuaj(ecni ecjen). Më kujtohet kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votuat kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO…etj. Ne ju kemi dhënë përfitimet e dyshimeve, por siç thotë fjala e urtë: është lirë të flasësh”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku këto komente i ka bërë duke i’u referuar një deklarate të Lajçakut që thotë se ‘në dialog prioritet do të jetë integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës’.