Cigareshitësi nga Peja dorëzon në Policinë një shumë parash të gjetura

E publikuar: 13/12/2020 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë publike rastin e dorëzimit të një portofoli në Stacioni Policor në Pejë nga njё qytetar nga Peja. Në portofol kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera.

Sipas Policisë, dje rreth orёs 13:50, njё qytetar ka gjetur njё kuletё nё rrugёn ‘Eliot Engel’, tё cilёn e ka sjellur nё Stacionin Policor Pejё.

“Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njёjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letёrnjoftimin dhe dokumentet tjera. Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës”, thuhet në njoftim.