Challandes: Kemi mundësi reale për t’u kualifikuar në Euro 2020

E publikuar: 30/11/2019 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bernard Challandes, trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka folur pas hedhjes së shortit. U mësuan edhe gjashtë grupet e Euro 2020.

Në ROMEXPO të Bukureshtit në Rumani, është hedhur tashmë shorti për grupet e Euro 2020, ku kombëtaret evropiane kanë mësuar fatin e tyre.

Grupi që po cilësohet si më i forti në Kampionatin Evropian është grupi F, ku do të luajnë Portugalia, Franca, Gjermania dhe fituesi i Ligës A të Kombeve, kualifikimin e kërkojnë Bulgaria, Hungaria, Islanda dhe Rumania.

Kosova do të luajë në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut dhe në finale ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjia, në rast se arrin kualifikimin nga Liga D e Kombeve, do të rreshtohet në grupin C me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.

Ka reaguar edhe trajneri i Dardanëve, Challandes, pas hedhjes së shortit ndihet i lumtur dhe beson se Kosova për tu kualifikuar ka mundësi reale.

“Ne tashmë e dimë zgjedhjen e parë, grupi C ku gjendet Holanda, Austria dhe Ukraina. Është një zgjedhje e mirë për ne dhe e duam”, ka thënë fillimisht Challandes pas lidhjes telefonike me SS Kosova.