Çfarë po ndodh me Gabigolin? (Foto)

E publikuar: 22/08/2017 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ardhmja e Gabriel Barbosa ende është e paqartë.

Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa –  Gabigol, gjatë kësaj vere do të bëhet me klub të ri. Por, ende nuk dihet se ku do të vazhdoj karrierën ish anëtari i Santosit.

Sipas mediave italiane, Interi ka qenë në negociata me Sporting Lisbonën për Gabigolin, por ka ndërprerë bisedimet pasi në garë për brazilianin kanë hyrë edhe dy klube.

Fjala është për skuadrën e madhe portugez, Benfica dhe klubin nga La Liga, Malaga, përcjell Express.

Gabigol u transferua vitin e kaluar në Inter, por nuk ka arritur t’i tregoj vlerat te Nerazzurrtë, kështu që për një sezon do të huazohet te ndonjë klub tjetër që të merr përvojë. /Express/