Çfarë kërkoi Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër?

E publikuar: 23/05/2022 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i është drejtuar Forumit Ekonomik Botëror, duke u treguar liderëve se çfarë duhet të bëjnë që ta përkrahin Ukrainën gjatë luftës me Rusinë, raporton BBC, transmeton Zeri.info.

Këto janë disa nga kërkesat kryesore të tij:

Sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Si temë kryesore në fjalimin e Zelenskyt ishte dëshira e tij që vendet ta dobësonin më shumë ekonominë ruse. Ai tha se nuk beson që është marrë ndonjë maskë maksimale, por ato duhet të vendosen.

Sanksionet kryesore që ai dëshiron janë: një embargo e plotë ndaj naftës ruse, të gjitha bankat e Rusisë të ndalohen në sistemin global, si dhe të braktiset tregtia me Rusinë.

Më shumë armë

Gjatë videoadresimit, presidenti Zelensky bëri thirrje për më shumë artileri, duke thënë se Ukrainës i nevojiten të gjitha armët që kanë kërkuar, jo vetëm ato që janë siguruar.

Ai shtoi se dhjetra mijëra jetë njerëzish do të ishin shpëtuar në Kiev nëse do të merrnim 100-përqindëshin e armëve që kemi kërkuar në shkurt, kur lufta filloi, transmeton Zeri.info.

Një marrëveshje që ndalon forcën brutale të mbizotërojë botën

Tema e këtij viti të Forumit është kthesat në histori, Zelensky ka thënë se është një moment jetik kur duhet të vendosim që brutaliteti të mos e udhëheqë botën.

Bizneset të largohen nga Rusia dhe të investojnë në Ukrainë

Zelensky tha se është jetike që çdo biznes që ende operon në Rusi të ndalojë dhe të investojë paratë në rindërtimin e Ukrainës.

Ai tha se është jetike për çdo kompani që dëshiron të jetë e sigurt se në një mënyrë nuk po e përkrah derdhjen e gjakut nga Rusia. /Zëri