Cernica i thotë PO të madhe Lutës e listës së LDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit

E publikuar: 30/09/2021 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e Cernicës i kanë thënë PO të madhe kryetarit Lutfi Haziri dhe listës së LDK-së për edhe një mandat qeverisës për Gjilanin, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Në takimin e organizuar nga nën-shtabi zgjedhor i Cernicës, i cili është mbajtur duke respektuar masat anti-COVID-19, ata kanë shprehur falënderim ndaj kryetarit Haziri, për investimet e mëdha infrastrukturore.

Gjatë takimit të nën-shtabit, ku prezent ishte edhe bartësi i listës zgjedhore, Avdyl Aliu, kandidati për Asamble Komunale, Leotrim Bllaca, kryetari i nën-shtabit, Malazog Hoxha e sekretari administrativ i Degës së LDK-së, Bardhyl Kadriu, u konfirmua se qindra aktivistë e veprimtarë të LDK-së po punojnë në terren për fitoren historike të Lutës, për realizimin e projekteve të mëdha zhvillimore Gjilani 2021.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun