Celibashi bën përmbledhje të procesit të votimit: Pjesëmarrja 34.37% për qendrat që votuan elektornikisht. 35 denoncime

E publikuar: 14/05/2023 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ilirjan Celibashi

Pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit në të gjitha bashkitë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të deri tanishme, teksa shifrat ende po përditësohen.

“Procesi i votimit ka përfunduar në të gjitha qendrat e votimit. Komisonerët janë duke protokolluar këtë proces. 70% e KQV kanë pasur anëtarin e plotë me 7 anëtarë, 4% vetëm me 4 anëtarë. Kemi konstatuar që në 11% të QV kanë hasur vështirësi lidhur me aksesin. Kemi konstatuar se vetëm 62 qendra votimi nga 5 mijë e 200 janë konstatuar shkelje.

Kemi pasur pezullime ne 40 qendra votimi. Në 30 qendra është konstatuar votim në grup apo familjar, ka pasur edhe votimi jashtë zonës së fshehtësisë. Ne dy qendra votimi te bashkive që është votuar në sistem Elektronik është përdorur vetëm një nga dy makinat dhe procesi ka shkuar shumë mirë. Kemi administruar në total 35 denoncime.

Nga raportimet e para që kemi marrë, në të gjitha qendrat është duke përfunduar dorëzimi i bazës materiale. KZAZ- Ne te gjitha QV po behet transporti i materialeve.

Pjesëmarrja 34.37% për QV që është raportuar në mënyrë elektronike nëpërmjet PEI.

Votues për herë të parë ishin. 16.597. Nga raportimet, ka pasur 1094 tentativa për votim të dyfishtë.”- tha Celibashi./tch