Çelaj: Me këtë rezultat, Urani mund të bëhet kryetar i PDK-së

E publikuar: 18/10/2021 00:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, duke thënë se shoqëria kosovare ka arritur pjekurin që të menaxhoj me zgjedhjet dhe të ketë reagime ekstreme.

“Kemi një pjekuri të elektoratit dhe secila garë ka fitues e humbës dhe askush nuk duhet ta marrë afër zemrës por ta marrin si leksion dhe se pushteti nuk është i përjetshëm”, është shprehur Çelaj në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se triumfi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk u reflektua edhe në zgjedhjet lokale, dhe fakti që VV-ja nuk është në të gjitha komunat e para duke prirë në balotazh flet shumë sipas tij.

“Fakti që VV-ja nuk është në të gjitha komunat e para duke prirë në balotazh flet shumë ku edhe disa prej strukturave të VV-së paraqiten disa kritika publike si në Mitrovicë, e nëse VV-ja nuk e merr këtë mesazh në zgjedhjet e ardhshme do ta pësoj edhe më keq”.

Më tej, Çelaj tha se me rezultatin e arritur të Uran Ismailit në Prishtinë, ai mund të jetë pretendent për ta marrë udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës në të ardhmen.

“Fakti që Uran Ismaili ka arritur ta marrë këtë rezultat unë e konsideroj se pas këtij rezultati ai të ka gjasa që të bëhet udhëheqës i Partisë Demokratike”, është shprehur Çelaj, njofton Klankosova.tv.