Ç’duhet të bëjë qeveria që të kalohet më lehtë kriza e rrymës në dimër?

E publikuar: 20/07/2022 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti-FB

Krizës globale të energjisë elektrike nuk pritet t’i shpëtojë Kosova as sivjet. E shtrenjtimi i rrymës vetëm se ka filluar.

Afro 20 % e energjisë që shpenzohet, Kosova e importon.

E çmimi i megavatitit në bursën hungareze këtë të mërkurë ka arritur rreth 470 euro.

Por, cilat veprime mund t’i marrë qeveria, sipas Liron Gjocajt nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në mënyrë që Kosova ta përballojë më lehtë gjendjen e vështirë?

Megjithatë, Gjocaj është i sigurt se, përkundër çfarëdo mase që mund të merret, është e pamundur që vendi të mos preket nga kriza energjetike.

Nga opozita thonë se qeveria në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë të ndodh ajo çfarë ndodhi dimrin e kaluar.

Se si duhet vepruar, ka ide deputeti Pal Lekaj.

Sipas Lekajt, edhe riparimet në KEK duhet të bëhen sa më shpejt.

Lidhur me strategjinë për zbutjen e krizës së energjisë, kryeministri Albin Kurti pati një përgjigje në konferencën për media.

Kurse një ditë më parë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk e ka përjashtuar mundësinë që përsëri rryma të shtrenjtohet.