Cakolli i KDI-së: Ndarja e 11 milionëve do të lë keq diçka nga investimet kapitale

E publikuar: 28/04/2021 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eugen Cakolli nga KDI, thotë se ndarja e 11 milionë eurove për KOSTT do të paguajë rrymën për serbët e veriut, poashtu do të pasurojë edhe individë që e kanë shfrytëzuar “parajsën energjetike” që ofron veriu i vendit për industrinë e kriptovalutave.

Tutje, Cakolli thotë se nga ky vendim për ndarjen e kësaj shume të parave, do të mbetën pa u realizuar disa nga planet e parapara për vitin 2021.

“KOSTT-i, përmes mjeteve të saj vetanake — që janë në thelb fonde publike — do të paguajë 11 milionë euro jo vetëm për rrymën e shpenzuar në veri, por faktikisht edhe për pasurimin e individëve që e kanë shfrytëzuar “parajsën energjetike” që ofron veriu i vendit për industrinë e kriptovalutave”.

“E me këto 11 milionë euro shtesë që KOSTT-i do t’i paguajë, do të lihet keq diçka tek investimet kapitale apo kategoritë tjera të shpenzimeve të parapara për vitin 2021. Kjo të paktën deri sa këto mjete të kompensohen më vonë nga Qeveria – sërish po nga paraja publike”, ka shkruar ai në Facebook.