Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

E publikuar: 22/06/2021 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj, ka reaguar pasi së fundmi u përmend edhe emri i tij si kandidat për kryetar të PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj e ka mohuar një gjë të tillë teksa ka thënë se nuk synon që të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë.

“E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë, unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!” ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2931944140408541