Bytyçi i PDK: Të zbardhet e vërteta se a u kërcënua Kurti apo sajoi një mashtrim

E publikuar: 20/05/2020 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kërkuar që urgjentisht të hetohet denoncimi i kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, raporton Scanner.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qytetarët duhet ta dinë shpejt të vërtetën se kush është ky kërcënues dhe çfarë rreziku përbënë “por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Bytyçi.

Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:

Kërcënimi më jetë i deklaruar nga Kryeministri tani më i shkarkuar nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare” duhet të hetohet urgjentisht nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Kjo është një çështje shumë serioze!

Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar më parë, por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.