Burri pret kokën e foshnjës 18 muajshe dhe ecën rrugëve me kokën e saj në dorë

E publikuar: 21/09/2017 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i sëmurë i sapo dalë nga spitali psikiatrik i preu kokën me thikë një foshnje 18-muajshe të një afërmi dhe më pas shëtiste me kokën e saj rrugëve të një qyteti në Rusi.

42-vjeçari, Mikhail Elinsky, gjithashtu qëlloi mbesën e tij duke e lënë me lëndime serioze. Më pas Elinsky iu vërsul oficerëve të policisë me thikë në dorë dhe refuzonte të dorëzohej.

Gjatë kohës që i sulmonte ata, ai mbante në dorë kokën e foshnjes 18-muajshe. Policia u detyrua ta qëllonte dhe i sëmuri vdiq në spital. Ngjarja ndodhi në qytetin Astrakhan.