Burri nga Fushë Kosovë e rrah dhe e mbyll në banesë nënën

E publikuar: 01/07/2019 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës përmes raportit 24’orësh ka bërë të ditur se kanë arrestuar dje në Fushë Kosovë pasi që i njejti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënë e tij duke ushtruar dhunë, e të njejtën e ka mbajtur të mbyllur në banesë.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me datën 30.06.2019 është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili një ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër K/Shqiptare, ku të njëjtën e kishte mbajtur të mbyllur në banesë. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.