Bulliqi së shpejti raporton në Kuvend për Demarkacionin

E publikuar: 07/11/2017 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi për herë të parë do t`i paraqes të dhënat e tij publike lidhur me të gjeturat e reja para komisionit për Integrime Evropiane brenda disa ditëve.

Këtë e ka konfirmuar kryetarja e këtij komisioni, Blerta Deliu-Kodra në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq pas kësaj ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se për çështjen e komisionit të ri ka folur edhe në Bruksel dhe se sipas saj, Qeveria po i pret të dhënat e këtij komisioni dhe më pas do të procedohet.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës si shef i ekzekutivit e pati shkarkuar Murat Mehën dhe në krye të këtij komisioni e kishte emëruar Shpejtim Bulliqin.