Bulliqi: Pala malazeze e vizatoi kufirin, ia solli të gatshëm komisionit Meha

E publikuar: 13/11/2017 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpejtim Bulliqi, Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, thotë se ish-komisioni që është drejtuar nga Murat Meha ka qenë në dijeni se vendi po humb territor me Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tij, në takimin e dytë që komisioni i Mehës ka pasur me palën malazeze ka paraqitur dy variante të vijave kufitare. Kjo sipas Bulliqit dokumentohet në procesverbalin e këtij takimi që ai e ka prezantuar gjatë raportit para Komisionit për Integrime Evropiane.

“Komisioni kosovar shkon në takim me dy vija kufitare, njëra vijë me 6889 hektarë që duhet t’i kthehen Kosovës, dhe në variantin e dytë me 543 hektarë”, thotë Bulliqi të jetë e shkruar në procesverbal.

“Kjo do të thotë se pala kosovare qysh në takimin e dytë e ka pasur të çartë se territori i Kosovës po humbet”, ka shtuar kreu i Komisionit për Demarkacion, i emruar nga kryeministri Haradianj.

Sipas tij, më pas, në takimet tjera komisioni i i Malit të Zi i ka sjellë komisionit kosovar hartën e gatshme, të vizatur, të cilën e ka pranuar Komisioni i Mehës e që më pas është nënshkruar marrëveshja për demarkim.

“Atë vijë e ka vizatu pala malazeze dhe e ka sjellë të gatshme tek pala kosovare”, i ka thënë Shpejtim Bulliqi komisionit parlamentar për Integrime Europiane. /GazetaExpress/.